Vizitë nga Turqia: Iftar i përbashkët në Dollnen me zyrtarë të lartë dhe mysafirë nga Arnavutköy

Në kuadër të vizitës së vëllezërve nga Turqia, sonte në Dollnen u organizua një iftar miqësor me rëndësi të veçantë, i cili theksoi lidhjet e forta të bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve.

Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali, Kryetari i Bashkisë së Arnavutköy, Mustafa Candaroğlu, si dhe dhjetëra funksionarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

Nën mikpritjen e ngrohtë të Kryetarit të Komunës së Dollnenit, Blerim Islami, mbrëmja kaloi në një atmosferë respekti, solidariteti dhe afërsie njerëzore. U theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe institucional, si dhe vlerat që sjell muaji i Ramazanit – përkushtimi, durimi dhe kujdesi për njëri-tjetrin.

Shqipex Media
Shqipex Media
Articles: 33