Rexhep Selimi në fjalën përfundimtare në Hagë: “Do të kthehem në Kosovën e lirë”

Fjala përmbyllëse e Rexhep Selimi në seancën gjyqësore në Gjykata Speciale në Hagë u shoqërua me një mesazh të fortë për Kosovën dhe të ardhmen e tij.

Ai theksoi se kthimi i tij në atdhe tashmë varet nga vendimi i trupit gjykues, por nënvizoi se, pavarësisht kohës kur do të ndodhë kjo, ai do të rikthehet në një Kosovë të lirë. Sipas tij, kjo është Kosova për të cilën ndjehet krenar që ka kontribuar në momentet më vendimtare të historisë së saj.

Selimi deklaroi se ka qenë dhe mbetet i gatshëm të sakrifikojë gjithçka për lirinë e vendit, duke shtuar se përkushtimi i tij ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë, pavarësisht rrethanave.

Shqipex Media
Shqipex Media
Articles: 33