Mbi 170 lajme të rreme për shëndetin kanë shënjestruar qytetarët e Kosovës këtë vit

Mbi 170 lajme të rreme për shëndetin kanë shënjestruar qytetarët e Kosovës këtë vit, duke promovuar kura të rreme dhe duke përdorur inteligjencën artificiale si dhe imazhe të manipuluara për të shitur trajtime të paverifikuara.

Nga janari deri në gusht të këtij viti janë regjistruar më shumë se 170 lajme të rreme që lidhen me shëndetin, të cilat kanë synuar qytetarët e Kosovës me premtime për trajtime “mrekullie” për sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe gjendje kronike — shpesh pa përmendur ndonjë produkt specifik.

Faqe interneti si Healthylive.mk, healthy.com dhe XAlphaBoost, që operojnë nga Maqedonia e Veriut, janë identifikuar si ndër burimet kryesore të këtij dezinformimi. Ato promovojnë kryesisht “kura për dhimbjet e kyçeve” dhe pretendime të ngjashme shëndetësore. Këto përmbajtje synojnë veçanërisht tregun kosovar përmes reklamave të paguara në rrjete sociale dhe platforma të tjera online.

Nga mbi 170 raportime të rreme, rreth 50 prej tyre kanë origjinë nga faqe interneti të Maqedonisë së Veriut, ndërsa Ukraina është identifikuar si një tjetër burim i rëndësishëm. Gjithashtu, është zbuluar se disa faqe të tjera mashtruese operojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Shqipex Media
Shqipex Media
Articles: 33