Arrestohet në kufi ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:10, në vendkalimin kufitar “Bllacë”, është ndaluar ish-zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Ai është paraqitur në hyrje të shtetit, ku gjatë kontrollit është konstatuar se ndaj tij ekzistonte një urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), arrestimi u krye në përputhje me procedurat e kërkimit për hetime penale.

Deklarata zyrtare e MPB-së:

Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48). I njëjti kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354, paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.”

t

Shqipex Media
Shqipex Media
Articles: 33