Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124


Pas zhvillimeve të fundit në futbollin vendor, reagimet publike nuk kanë munguar. Ngjarjet e ndodhura në ndeshjen mes FK Vardar dhe KF Bashkimi Kumanovë kanë nxitur debat të gjerë rreth gjuhës së urrejtjes dhe sjelljeve antisportive në stadiume. Në vijim, sjellim reagimin e plotë të Arben Fetai lidhur me këtë rast:
Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë.
Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato.
Presim nga Federata e Futbollit dhe organet kompetente të reagojnë me profesionalizëm dhe vendosmëri, deri te sanksionet e nevojshme ndaj përgjegjësve individualë dhe klubit të tyre, që situata të tilla të mos përsëriten më kurrë.
Njëkohësisht, shpreh respektin tim për futbollistët dhe stafin e Bashkimit për profesionalizmin, qetësinë dhe maturinë e treguar. Kjo qasje meriton admirim dhe është shembull se si duhet të sillet sporti ynë.