Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124


Zhvillime të papritura në skenën politike! Ministri aktual Fatmir Limani mund të jetë drejt largimit nga Lëvizja BESA, pas deklaratave të forta të kryetarit të partisë, Bilall Kasami.
Kasami ka paralajmëruar rikonstruim, duke theksuar se ata funksionarë që “nuk kanë dhënë aq sa duhet për qytetarët” dhe për të cilët “nuk ka kënaqësi nga puna e tyre”, do të përballen me ndryshime.
Burime brenda zhvillimeve politike bëjnë të ditur se vendimi mund të merret sonte, ndërsa situata mbetet dinamike dhe priten lëvizje konkrete në orët në vijim.
“Përgjegjësia ndaj qytetarëve është prioritet. Aty ku nuk ka rezultate, do të ketë rikonstruim,” është mesazhi që vjen nga kreu i BESA-s, duke lënë të hapur mundësinë e largimeve të menjëhershme.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për largimin e Limanit, por tensionet dhe sinjalet politike tregojnë se ndryshimet mund të jenë çështje kohe.
Qëndroni me ne për zhvillimet e fundit.