Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124


“Sot kam nisur vizitën time zyrtare në Kiev, Ukrainë, në një moment vendimtar për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit. Kjo vizitë dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm përkrah popullit ukrainas në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të drejtës së tyre legjitime për të jetuar në liri e paqe.
Në këto kohë sfiduese, ne nderojmë guximin e pashoq të qytetarëve ukrainas, të cilët po mbrojnë jo vetëm shtëpitë e tyre, por edhe themelet e sigurisë dhe lirisë në mbarë Evropën. Qëndresa e tyre është frymëzim për mbarë botën demokratike. Ne mbetemi krah për krah me Ukrainën, të bindur se e ardhmja e saj është ajo e një shteti të lirë, të sigurt dhe plotësisht sovran.”