Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124
Physical Address
304 North Cardinal St.
Dorchester Center, MA 02124

Nënkryetari i Lëvizja BESA, Adnan Azizi, ka deklaruar se përgjegjësia ndaj qytetarëve duhet të jetë mbi çdo interes personal apo partiak.
Sipas Azizit, çdo funksionar që mban post në emër të Lëvizjes BESA duhet të jetë në shërbim të plotë të qytetarëve dhe të japë rezultate konkrete në terren. Ai theksoi se nëse dikush nuk arrin të përmbushë pritjet dhe obligimet që ka marrë përsipër, atëherë duhet të reflektojë dhe të hapë rrugë për kuadro të reja që mund të kontribuojnë më shumë.
“Ne jemi këtu për qytetarët. Çdo funksionar që nuk arrin të justifikojë besimin e dhënë, duhet të tregojë përgjegjësi dhe të lirojë hapësirë për ata që janë të gatshëm të punojnë me përkushtim maksimal”, është shprehur Azizi.
Ai shtoi se Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar ndaj reformave, transparencës dhe rritjes së efikasitetit në qeverisje, duke vendosur standarde të reja të llogaridhënies brenda strukturave të saj.
Deklarata e tij vjen në një moment kur brenda partisë po diskutohet për performancën e disa funksionarëve dhe mundësinë e rikonstruimeve të brendshme.